Tre perona janë ndaluar nga policia lidhur me aksidentin që u regjistrua ditën e djeshme të “ALBCHROME” në Elbasan ku mbeti i aksidentuar rëndë në punë një mekanik i uzinës.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ka patur disa ndalime nga policia me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Burime jo zyrtare bënë me dije se të paktën tre persona janë ndaluar nga uniformat blu.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12.15 në repartin e copëtimit të ferrokromit dhe inxhinieri i procesit të punën në turn rezultoi se ishte Rexhep Xhardja dhe puna ndiqej nga brigadieri mekanik, Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi.

Sipas të njëjtave burime ,Mekaniku Rubin Meçja po punonte së bashku me një grup kolegësh profesionistë për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit, një proces ky periodik që kryhet kohë pas kohe në këtë uzinë.

Në momentin e ngjarjes mekaniku Rudin Meçja ka qenë poshtë pllakës së copëtuesit dhe është goditur fuqishëm në shpatull dhe shtyllën kurrizore nga agregati i saj .

Kjo është një tjetër ngjarje tjetër mjaft e rëndë në kompaninë “Albchrome” Elbasan në zonën industriale të Paprrit e cila po hetohet me shumë seriozitet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko