Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur në lidhje me ligjin e bashkëqeverisjes, që nuk u dekretua pas nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Vasili u shpreh ligji për bashkëqeverisjes dhe krijimi i kësaj agjensie bie ndesh me ligjin për nënpunësit civilë dhe krijon mbivendosje mes institucioneve.

Vasili tha se ai iu ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të mos votojnë pro këtij ligji, që përveç të tjerave cënon dhe pavarësinë e pushtetit lokal. Deputeti i LSI-së u shpreh i bindur se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga ky ligj, pavarësisht se ai bie ndesh me vetë Kushtetutën.

“Është një veprim shumë i matur nga presidenti, pasi bashkëqeverisja iu mbivendoset institucioneve të tjera, një mekanizëm i tillë, i çmendur dhe monstruoz nuk kanë ekzistuar as në kohën e diktaturës. Sot të gjitha institucionet janë të rregulluara nga ligjet, miratimi i një agjensie të tillë është prova që shteti ka dalë nga duart.

Imagjinoni çfarë ndodh, në çdo institucion marrëdhëniet rregullohen nga ligji për nënpunësit civil, ekzistojë të gjitha mjetet për kontrolle, përfshirë edhe KLSH. Pushteti vendor ka autonomi qeverisje, dhe është i vetërregulluar, e gjithë kjo do të zëvendësohet me një akt marrëveshje.

E gjithë kjo që pushteti vendor e ka të njohur në Kushtetutë, i dorëzohet një drejtori të emëruar nga Edi Rama, që do tiu imponohet të gjithë kryetarëve të bashkive.

Kjo agjensia merr përsipër edhe të ndërmjetësojë pajtim për çështje të caktuara, ka dhe një gjë tjetër që çëshjet që i sheh të arsyeshme i çon përpara dhe disa të tjera jo, pse ça është ajo, është prokurori apo gjykatë. Unë mendoj se ky është një shqetësim shumë i rëndë kombëtar.

Një zyra ka në dorë fatet e njerëzve, të qëndrimit apo largimit në punë, apo ti nxjerri të korruptuar kur nuk janë të tillë. Çcdo qytetar duhet të ndihet i rrezikuar që shqetësimet e tyre nuk zgjidhen më nga ligjet. Deputetët e mazhorancës i kam ftuar publikisht që të reflektojnë, pasi shpërbëhen të njëjtat ligje që janë miratuar prej tyre në Kuvend.

Iu rri përsipër ligjeve që janë miratuar më herët, nga shteti i të drejtës kthehemi te pushteti i kryeministrit.”, u shpreh Vasili.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re