Deri më tani, më shumë se 1.8 milionë haxhinj nga e gjithë bota janë mbledhur në dhe rreth Mekës për Haxh, dhe numri është ende në rritje.

Pelegrinët muslimanë janë rikthyer me kapacitetin maksimal në ritualin e Haxhit në Mekë, për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit.

Muslim pilgrims perform the Umrah at the Holy Kaaba, as they start arriving to perform the annual haj at the Grand Mosque, in the holy city of Mecca, Saudi Arabia, June 25, 2023. REUTERS/Mohamed Abd El Ghany

Deri më tani, mbi dy milionë pelegrinë nga e gjithë bota janë mbledhur tashmë në dhe rreth Mekës për Haxhin, një pritshmëri kjo nga autoritetet saudite.

Një nga pesë shtyllat e Islamit

Biznesmeni egjiptian Yehya Al-Ghanam tha se ishte pa fjalë kur mbërriti në Mina, një nga kampet më të mëdha në botë me tenda jashtë Mekës, ku pelegrinët kalojnë pjesën më të madhe të Haxhit.

“Po më rrjedhin lot nga gëzimi dhe lumturia”, tha ai i pushtuar nga emocionet që e shoqëruan pelegrinazhin e tij.

“Unë nuk po fle. Nuk kam fjetur për 15 ditë, vetëm një orë në ditë”.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë muslimanët janë të obliguar të shkojnë në Haxhin pesëditor të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht.

Për pelegrinët, është një përvojë e thellë shpirtërore që i afron më shumë me Zotin.

Disa shpenzojnë vite duke kursyer para dhe duke pritur lejen për të shkuan në vendin e shenjtë, jo thjest trualli i Islamit, por dhe vendi ku nisi jeta njerëzore mbi tokë.

Këtë të martën, pelegrinët u përqendruan në Arafat, aty ku Zoti zbriti ajetin e fundit kuranor mbi Islamin si fe e pranuar prej Tij dhe ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Tri ditët e fundit të Haxhit përkojnë me festën e Kurban Bajramit, e cila lidhet me një ndër sprovat që kaloi Profeti Ibrahim, babai i monoteizmit.

Ai shprehu gadishmëri të palëkundur për të bërë dhe të birin kurban për Zotin, Ismailin, me dakortësinë e paluhatshme dhe të këtij të fundit, por që Zoti iu zbriti një dash për ta bërë kurban pikërisht atë, duke marrë prej babë e bir, bindjen dhe nënshtrimin absolut, ashtu siç i ka hije krijesës ndaj Krijuesit. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re