Në kompleksin Kaaba në Mekë, besimtarët kryen lutjen e parë të përbashkët pas një ndalimi shtatë-mujor të vendosur si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Në mars, autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në kompleksin Masjid al-Haram në Mekë dhe xhaminë e Profetit në Medine, dhe televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët (namazi i sabahut) u mbajt këtë mëngjes në tempullin e shenjtë në Mekë.

Institucionet saudite gjithashtu postuan në Twitter fotografi të lutjeve në e Kaaba.

Që nga 4 tetori, pelegrinazhet lejoheshin vetëm për qytetarët sauditë dhe myslimanët që banojnë në atë vend.

Pelegrinazhi për për myslimanët nga jashtë u njoftua për në fillim të nëntorit, kur u njoftua se xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapeshin me kapacitet të plotë.

loading...

 

loading...