Manuel Garcia Hernandez është 121 vjeç dhe ende punon në një fermë familjare në Verakruz, Meksikë.

Megjithatë, Hernandez nuk ka dëshirë të hyjë në Librin e Rekordeve për moshën e tij.

Garcia ka lindur më 24 dhjetor 1896. Ai filloi të punojë në fushë kur ai ishte 9 vjeç dhe i gjithë jeta e tij vijon të jetë aty, sigurisht duke qenë ende aktiv.

Ai thotë se ndihet sikur është 80 vjeç dhe ankohet për dy gjëra në jetën e tij: humbjen e të atit që i vogël dhe martesën vonë, 45 vjeç, duke e marrë gruan në moshën 13 vjeçare. Ata qëndruan 70 vjet bashkë pasi e shoqja i ndërroi jetë 8 vjet më parë. Patën bashkë 5 fëmijë. Sot, Manuel jeton me familjen e vajzës së tij të moshës 54-vjeçare.

“Ndihem sikur jam 80 vjeç. Jam i lumtur, por ndihem i lodhur. Përpiqem të punon, sepse po të qëndroj në krevat ose ulur, do të thotë të ndihesh i sëmurë”, thotë 121-vjeçari.

Për të, sekreti i një jete të gjatë qëndron në: gjumë të mirë, zgjim të hershëm, ushqim të shëndetshëm dhe punë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re