Një djalë 12-vjeçar ka kaluar provimin pranues dhe do të studiojë fizikën mjekësore dhe biokiminë në një universitet në kryeqytetin e Meksikës.

Carlos Antonio Santamaria Diaz do të jetë studenti i parë i asaj moshe i regjistruar së fundi në Universitetin Autonom Kombëtar të Meksikës (UNAM).

“Unë dua vetëm të studio. Nëse dyert më janë mbyllur, do të hyj nga dritarja”, citohet të ketë thënë djaloshi gjatë regjistrimit në universitet.

Djali nga Cuernavaca, 90 kilometra në jug të kryeqytetit meksikan, nuk është tërësisht i panjohur për universitetin. Kjo pasi në vitin 2015  ai ka bashkëpunuar në një projekt kimie analitike, biokimie dhe biologjie molekulare.

“Pranimi ishte i vështirë, sepse unë nuk e kam zotëruar ende matematikën integrale”, ka pranuar  pranuar 12-vjeçari Santamaria, i cili gjithsesi, arsimin para universitar e ka ezauruar plotësisht.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re