Djali i famëkeqit meksikan të drogës El Chapo është arrestuar në Sinaloa, kanë njoftuar zyrtarët meksikanë, raporton BBC.

Në të njëjtën kohë, në vend shpërthyen trazira të përgjakshme.

Kryebashkiaku i Culiacan tha se forcat e armatosura kryen bastisjen herët në mëngjes të së enjtes.

Linja ajrore njoftoi se një prej avionëve të saj ishte goditur nga një plumb endacak, dhe gjithashtu ishin raportuar grabitje të makinave.

Ovidio Guzmán-López konsiderohet një anëtar i rangut të lartë i bandës kryesore të drogës, Sinaloa. Ky grup është një nga organizatat më të mëdha në botë të trafikut të drogës.

Linja ajrore meksikane Aeromexico njoftoi se trupi i avionit që do të nisej nga Culiacán në Mexico City u godit.

Asnjë nga pasagjerët apo anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos nga të shtënat. Në një video të postuar në rrjetet sociale, pasagjerët shihen të përkulur në sediljet e tyre duke u përpjekur të fshihen.

Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kanë kryer një operacion në Culiacan që nga agimi i së enjtes.

“Ne po kërkojmë nga qytetarët e Culiacan të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, sepse disa pjesë të qytetit janë të bllokuara”, tha Gamez.

Aeroporti është i mbyllur dhe orët e shkollës dhe aktivitetet e tjera administrative në Culiacán janë anuluar.

Forcat meksikane të sigurisë e kanë arrestuar tashmë Guzmán-López një herë, në vitin 2019, por u desh ta lironin për shkak të kërcënimeve për dhunë nga mbështetësit e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re