Më shumë se 400 persona jane evakuuar për shkak të zjarrit në një zonë pyjore në verilindje të Meksikës.
Zjarri pyjor që shpërtheu dje në qytetin Arteaga, në Coahuili, u përhap në Nuevo Leon dhe Santiago.
Më shumë se 400 persona u evakuuan në vende të sigurta ndërsa është shkaktuar dëm në mbi 1.000 hektarë pyje.
Jaime Rordriguez Calderon, guvernator i Nuevo Leona, deklaroi se në fikjen e zjarrit morën pjesë shtatë helikopterë dhe shumë zjarrfikës.
Drejtori shtetëror i Mbrojtjes civile, Miguel Angel Perales tha se janë përballur me zjarr shumë të rrezikshëm pyjor dhe se kushtet e motit dhe terreni vështirësuan fikjen.
