Në një varr masiv të fshehur në Meksikë janë gjetur 65 trupa, raportuan sot mediat lokale.

Trupat u gjetën në një varr sekret në qytetin Alvarado. Policia konfirmoi shifrën totale, duke shtuar se kufomat u zhvarrosën në prani të prokurorit dhe oficerëve të policisë.

Vlerësohet se viktimat janë vrarë mes viteve 2011 dhe 2012 në një përballje mes bandave. Tek trupat u gjetën sende personale si kartela bankare dhe informacione identiteti.

Kërkimet për shkaqet e vdekjes së viktimave do të vazhdojnë, shtuan raportet.

Sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Kërkimit të Ministrisë së Brendshme, shtetet Veracruz, Sinaloa, Colima, Guerrero dhe Sonora renditen si vendet ku u zbuluan varret masive më të fshehura në vend.

Sipas raporteve të komisionit të kërkimit në Meksikë, 94.500 persona janë raportuar të zhdukur në këtë vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re