Në një rimorkio kamioni të ndaluar në Veracruz të Meksikës janë gjetur 310 emigrantë të paregjistruar.

Mediat lokale raportuan se një kamion i parkuar në një pikë karburanti në rrugën Veracruz-Puebla u kontrollua gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

Në rimorkio të kamionit janë gjetur 310 emigrantë, ndër të cilët 115 gra, të cilat më pas janë transferuar në institucionet shëndetësore.

Gjatë ekzaminimit u konstatua se 21 persona kanë probleme të rënda shëndetësore dhe dy gra janë shtatzënë.

Në njoftimin e zyrtarëve theksohet se shumica e emigrantëve ishin nga Amerika Qendrore dhe Amerika Jugore.

Të dhënat e Instituti Kombëtar për Migracionin (INM) tregojnë se më shumë se 114 mijë të huaj u deportuan në Meksikë në vitin 2021. Në të njëjtin vit, 131.448 aplikuan për azil. Prej tyre, 51 mijë janë nga Haiti.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re