Ceremonia e inaugurimit u shndërrua në një fiasko: më shumë se 20 njerëz u plagosën dje të martën kur një urë e varur këmbësorësh u shemb në Cuernavaca, Meksika qendrore.

Të plagosurit përfshijnë kryebashkiakun Jose Luis Uriostegi, gruan e tij Luc Maria Chagall, të ftuar dhe banorë të mbledhur për ceremoninë e inaugurimit të urës së varur.

Aksidenti u transmetua pothuajse në kohë reale përmes faqeve të rrjeteve sociale; video regjistroi të ftuarit duke rënë nga një lartësi prej gati dy metrash, teksa u shemb dyshemeja prej druri e urës së këmbësorëve.

 “Kemi të paktën 25 të plagosur,” i tha Milenios Samuel Sotelo, një zyrtar lokal. “Dy u shtruan në spital me lëndime të rënda”, shpjegoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re