Skip to content

Meksikë, vritet edhe një tjetër gazetar

Një gazetar është vrarë pasi u qëllua me armë në jugperëndim të Meksikës.

Sipas lajmit në shtypin meksikan mësohet se Freddy Lopez Arevalo, i cili punonte si gazetar në një gazetë lokale, u sulmua gjatë zbritjes nga automjeti i tij në qytetin Tuxtla Gutierrez të rajonit Chiapas.

Arevalo, humbi jetën në spital ku u dërgua në gjendje të plagosur rëndë.

Autoritetet njoftuan se gazetari u qëllua nga një person me motor dhe se agresori u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim.

Në vend ka arritur mbi 130 numri i gazetarëve të vrarë që nga viti 2000.