Skip to content

Melania e bën Donald me dhimbje koke, mediat: po bashkëpunon me prokurorin Mueller

Mediat amerikane kanë shkruar se Melania Trump po bashkëpunon me prokurorin Robert Mueller, që po heton lidhjen e bashkëshortit të saj Donald Trump me rusët.

Vetë Zonja e Parë është bërë lajm sot pasi nuk i është bashkuar të shoqit në udhëtimin zyrtar për fundjavë në Kamp David.

Melania ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, por revista Politico thekson se Melania ka vendosur që të largohet nga Uashingtoni dhe të vendoset në Nju Jork.

Zonja e parë është përgjigjur me një twitt ku thekson se ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për t’u “kujdesur për fëmijët dhe amerikanët”.

Por ky mesazh më shumë se të qetësojë zërat ka shërbyer për të udhqyer teoritë konspirative.

Në fakt, mesazhin në Twitter Melania e shkroi të mërkurën, ndërkohë që në mes të kësaj zhurmnaje ajo vendosi të bojkotojë Donald Trump në rezidencën zyrtare të Presidentit në Kamp David.