Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, postoi një ese personale në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë duke folur për eksperiencën e saj në luftën me Covid-19. Melania zbuloi se jo vetëm ajo dhe presidenti u prekën nga koronavirusi, por gjithashtu edhe djali i tyre 14-vjeçar, Barron Trump. Fillimisht Barron doli negativ ndaj testit, por duket se në testin tjetër ka rezultuar pozitiv.

Ndërsa Donald dhe Melania kanë rezultuar negativë në testin e fundit pak ditë më parë, Zonja e parë ka ndarë publikisht përvojën e saj 2-javore.

“Natyrisht, mendja ime shkoi menjëherë tek im bir,” -shkroi ajo, teksa shtoi se Barron nuk kishte asnjë simptomë dhe tani edhe ai është negativ.

Sa i përket simptomave të saj, Melania shkruajti se ato ishin minimale, megjithëse shtoi se e goditën të gjitha menjëherë dhe dukej se ishin një sërë simptomash të njëpasnjëshme në ditët më pas.

Ajo tha se kishte dhimbje trupi, kollë, dhimbje koke dhe ishte jashtëzakonisht e lodhur.

Ndryshe nga burri i saj, Melania Trump nuk shkoi në spital për trajtim, por u izolua në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë. Ajo shtoi se për t’u trajtuar, ndryshe nga bashkëshorti, zgjodhi një rrugë më natyrale, duke u mbështetur në vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, jo ilaçe.

Që nga diagnostikimi i çiftit presidencial, stafi ekzekutiv i rezidencës ka marrë masa paraprake për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duke përfshirë maska ​​dhe pajisje mbrojtëse personale, sipas një njoftimi nga zyra e Zonjës së parë.

Mirëpo, presidenti ka treguar shumë pak shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, duke udhëtuar ditët e fundit për të folur para turmave të mijëra njerëzve dhe ka pretenduar pabazë se tani është “imun” ndaj virusit. Ai gjithashtu ka treguar pak ndjeshmëri për të tjerët që janë sëmurë ose kanë humbur familjen dhe miqtë si pasojë e Covid-19, duke zgjedhur në vend të kësaj të tallet me ata – veçanërisht me rivalin e tij, Joe Biden – që mbajnë maska ​​dhe praktikojnë distancimin social.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re