Adriatiku është motori i ri i zhvillimit turistik dhe ekonomik në Europë.

 

Kështu i referohen mediat spanjolle Durrësit, duke i bërë jehonë transformimit të qytetit bregdetar dhe inagurimit të hotelit më të madh në vend Melia, në “San Pietro Resort” në Gjirin e Lalzit, nje bashkepunim mjaft i frytshem mes kompanise se suksesshme shqiptare “Concord Investment” dhe brandit prestigjoz spanjoll Melia.

 

Durrësi cilësohet si xhevahiri më i fundit i zbuluar në Europë, ndërsa deri në vitin 2026 ky atraksion turisitik, ndër më të rëndësishmit në vend do të kthehet në të preferuarin e turistëve nga shumë vende të botës.

Fazës së ndryshimeve dhe zgjerimit turisitik do t’i bashkohet dhe ‘Melia’ që do të investojë në një zinxhirë hotelesh në bregdet.

 

Ka mjaftuar inagurimi i vetëm një prej investimeve më të mëdha në fushën turistike në Durrës për të bërë që vëmëndja e mediave ndërkombëtare të përqendrohet në qytetin bregdetar dhe shkrimet promovuese që nxisin turistët e huaj të kenë në ‘top-listën’ e tyre relaksin në hotelet e Melia.

 

Melia sapo ka inauguruar në qytetin bregdetar të Durrësit një hotel me pesë yje me 469 dhoma, më i madhi në vend, që parashikohet të ezaurojë të gjitha kapacitet e saj gjatë sezonin veror, duke u bërë zgjedhja e shumë turistëve.

Buja në mediat ndërkombëtare për hotelin e radhës në Durrës nuk është e rastësishme, pasi Melia tanimë është konfirmuar në treg për të tretën herë, nën menaxhimin e Sol Tropikal. Melia ka një tjetër hotel ekskluzivitet në kryeqytet, Tiranë, ku ka dëshmuar suksesin në këtë fushë.

Përveç kësaj, Melia ka planifikuar edhe katër inevstime të tjera në tre vitet e ardhshme, për të arritur pothuajse 1600 dhoma në vendin mesdhetar.

Xhevahiri i fundit i Mesdheut

Ky vend malor me pak më shumë se 2.8 milionë banorë dhe 400 kilometra vijë bregdetare mesdhetare i lagur nga Adriatiku dhe Joni pritet të presë rreth 7 milionë turistë këtë vit, shkruan media spanjolle Eldebate.

Përveç plazheve të saj, Shqipëria ngjall interes turistik për trashëgiminë e saj kulturore, të farkëtuar nga grekët, romakët, bizantinët, osmanët dhe popujt e tjerë ballkanikë, të cilët kanë lënë gjurmë në formën e vendeve të shumta arkeologjike dhe disa vendeve të trashëgimisë botërore./Eldebate

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re