Subscribe

“Melia”, hoteli i parë i markës prestigjioze spanjolle në “San Pietro Resort” në gjirin e Lalzit, u vlerësua me çmimin “Investimi më i mirë për vitin 2023”.

 

Ky projekt u realizua nga grupi “Concord Investment” dhe hapi siparin e një kapitulli të ri në tregun turistik shqiptar me shërbimin ‘all inclusive’.

 

Vlerësimi është dhënë në një mbrëmje gala të dedikuar me temë: “Turizëm Grand Exellence”, organizuar nga Travel Magazine Balkan dhe Albanian Exellence.

 

JUAN TUNON

MENAXHER I PERGJITHSHEM, “MELIA DURRES”

 

“Ndihem shumë i nderuar të marr çmimin “Investimi më i mirë për vitin 2023” për “Melia Durrës”. Ky vlerësim reflekton dedikimin dhe bashkëpunimin e skuadrës tonë me komunitetin lokal. Investimi jonë në “Melia Durrës” u drejtua nga vizioni për të kontribuuar në prosperitetin dhe rritjen e Shqipërisë. Sot ne jemi të kënaqur të shohim që vizioni jonë është bërë realitet dhe ne ia kemi dalë më së miri, në mënyrë ekselente.”

 

Në vitin më të mirë turistik për Shqipërinë, “Melia Durrës” ishte një vlerë e shtuar për tregun turistik, duke ofruar një shërbim elitar që i kishte munguar deri më sot vendit tonë.

 

VILMA BELLO

ZV.MINISTRE E TURIZMIT

 

“E kënaqur që në emër të Ministrisë së Turizmit jap një çmim vlerësimi për një markë kaq prestigjioze si “Melia”. Është një ndër shumë markat e tjera që po i shtohen Shqipërisë dhe janë siguria më e mirë për të shkuar drejt turizmit elitar.”

 

“Melia Durrës”, hapi dyert në pranverën e këtij viti. Në sezonin e parë, hoteli ka tejkaluar parashikimet dhe ka mirëpritur turistë të kombësive të ndryshme.

 

Ky është hoteli i vetëm me pesë yje që ofron një eksperiencë unike në bregdetin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re