Ministri Blendi Klosi, teksa fliste për turizmin dhe sfidat e saj këtë sezon, u shpreh se ky vit dëshmoi se Shqipëria është e “fortë në Turizëm”. Ai solli si shembull investimin madhor në Gjirin e Lalzit të Melia Group, të cilin e e konsideroi një nga perlat që pritet të hapet vitin e ardhshëm.

 

Sipas tij, ky investim do t’i sjellë fitime të mëdha turizmit.

 

“Viti 2020 dëshmoi dicka: ne jemi të fortë në turizëm. Ne kemi struktura hotelire shumë të zhvilluara. Zoti Dulaku, një nga partizanët e këtij investimi dhe hoteli Melia group në zonën e Gjirit të Lalzit është një nga perlat që pritet të hapet vitin e ardhshëm dhe do të jetë një maniet shumë i rëndësishëm për më teper turizëm. Bregdeti shqiptar, sidomos bregdeti Adriatik fsheh një pasuri të jashtëzakonshme për.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re