Barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se janë kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale, kjo traditë ka zanafillën prej qindra vitesh.

Banorët e këtyre zonave kanë zbuluar me kohë çdo gjë të ushqyeshme që ofron natyra bujare e Shqipërisë.

Një nga këto produkte të mrekullueshme që ofron natyra është padyshim mëllaga që rritet në çdo cep të Shqipërisë.

Na duhet të pranojmë që mëllaga nuk është mjaftueshëm e vlerësuar në vendin tonë.

Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër.

Të gjitha këto produkte kanë të njëjtat vlera, duke i dhënë organizmit përfitime të mrekullueshme.

Në vendet perëndimore, mëllaga ka marrë famë falë vlerave medicinale, dhe jo aq për përdorimet në kuzhinë.

E vërteta është që mëllaga është një kurë fantastike për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm.

Njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin.

Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ.

Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë.

Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet).

Kjo lule është njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, astmën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.

Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës.

Çaji me mëllagë është një ilaç i suksesshëm kundër gastrit, ezofagut dhe vështirësitë në procesin e tretjes.
Çajin e mëllagës e gjejmë shpesh të pranishëm në “çajin e mbrëmjes”: mes superfuqive të mëllagës nuk mund të mohohen vetitë qetësuese dhe relaksuese, sidomos edhe te infeksionet urinare te femrat të cilat janë shumë të bezdisura.
Çaji i mëllagës gjithashtu mund të jetë i dobishëm për gargarë dhe për të luftuar problemet dentare, por edhe për djegie, ekzema, kafshimet e insekteve, sy të lodhur dhe të kuq, urtikarie, lëkurë tepër të thatë.

Mëllaga konsiderohet edhe si rigjeneruese e qelizave.
Ajo ndihmon trupin të prodhojë qeliza të reja dhe në të njëjtën kohë kufizon rritjen e qelizave të këqija ose të tumorit.

Përgatitja e çajit është e thjeshtë.
Merrni një lugë me bimën e thatë dhe valojini në ujë për pak minuta.
Kullojeni çajin dhe pijeni ende të ngrohtë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur.
Për më shumë përfitime për rrugët e frymëmarrjes, shtoni mjaltë.

Në vendin tonë, froni i mëllagës qëndron në kuzhinë.
Shpesh trajtohet si spinaqi dhe shpesh vlerësohet si më e mirë se ai.
Gjethet e mëllagës mund të hahen të gjalla.
Vetë mëllaga shijon më shumë kur gatuhet.
Ndonëse ka një farë rezistence ndaj ujit, e mira është që ta zjeni me pak ujë dhe t’i jepni kohën që i nevojitet për të çliruar aromën e saj karakteristike.

Gjethet e vogla mund t’i kavërdisni me pak qepë, ose mund t’i shtoni në omletë. Gjethet e mëdha ofrojnë shumë përfitime kur gatuhen ngadalë.

Gjithashtu shumë të mira janë gjethëzat e mëllagës, të ziera me fasule e lakër të zezë.

Çaji i gjetheve të mëllagës është një pastrues i fortë. Përgatitet duke zjerë për njëzet minuta, në një litër ujë tri lugë mëllage të thërrmuara.
Këshillohet një filxhan tre herë në ditë, i ëmbëlsuar me mjaltë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re