“Meloditë e Mesdheut” magjepsin Durrësin/ Inva Mula koncert për herë të parë amfiteatrin antik

Amfiteatri antik i Durrësit u kthye në një skenë magjike mbrëmjen e të martës.

Muzika  dhe historia u bashkuan në koncertin “Meloditë e Mesdheut”.

Sopranoja  me famë ndërkombëtare Inva Mula u ngjit për herë të parë në skenën e amfiteatrit antik duke emocionuar publikun.

Sopranoja e cilësoi koncertin si një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme.

Inva Mula u shoqërua nga instrumentistët Eklan Hasa në piano, Redi Hasa në violinçel dhe kori i fëmijëve.

Vendas e të huaj  përmes muzikës udhëtuan në brigjet e Mesdheut duke e kthyer këtë  koncert në një ngjarje që mbetet gjatë në kujtesë e që forcon më tej rolin e Durrësit si qendër e rëndësishme e jetës artistike.