Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua të premten me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, i cili ndodhet në Milano për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
“Italia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë marrëdhënie veçanërisht të rëndësishme. Ne punojmë për shumë çështje dypalëshe, sigurisht me qëllim forcimin e bashkëpunimit tonë, por edhe në lidhje me çështjet kryesore ndërkombëtare që mbeten të hapura”, deklaroi kryeministria italiane.
“Herën e fundit që u takuam me zëvendëspresidentin e SHBA-së ishte për kurorëzimin e Papa Leo, dhe sot po takohemi përsëri për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.
“Këto janë dy ngjarje të lidhura drejtpërdrejt me sistemin e vlerave që bashkon Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, bashkon Perëndimin dhe formon bazën e bashkëpunimit tonë, miqësisë sonë dhe të ardhmes që duam të ndërtojmë së bashku”, shtoi kryeministria italiane.
Këtë mëngjes, Giorgia Meloni u takua gjithashtu me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani/CNN
