Koalicioni i qendrës së djathtë i dorëzoi sot presidentit Sergio Matarella emrat për formimin e qeverisë së re.

 

Pas takimit me Matarellën,  i cili zgjati rreth 20 minuta, Xhorxhia Meloni tha për mediat, se qendra e djathtë i bëri të ditur kreut të shtetit gatishmërinë për ekzekutivin e ri.

 

“Tashmë jemi gati, e duam të procedojmë sa më shpejt”, – nënvizoi Meloni.

 

Zyra e presidentit pritet të bëjë njoftimin që kreu i shtetit ka pranuar emrat për formimin e qeverisë si dhe ta mandatojë atë për nisjen e punës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re