Është urgjente që Bashkimi Evropian të zhvillojë një vizion të ri ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të vendosë zgjerimin e rajonit ndër prioritetet e tij, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në video-fjalimin e saj në hapjen e konferencës “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”, nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme italiane dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, që po zhvillohet në Trieste.

 

 

”Një prani më e madhe e Italisë në Ballkan është qëllimi i kësaj qeverie”, theksoi ajo.

 

 

”Edhe kjo konferencë për Ballkanin që po zhvillohet në Trieste është një pjesë e këtij procesi”, deklaroi Meloni.

 

 

“Kjo është ajo që na kërkojnë të gjithë miqtë e rajonit, e kam vërejtur personalisht me rastin e samitit në Tiranë. Ne jemi protagonistë në rajon, por duhet ta rinovojmë këtë prani dhe të investojmë në sektorë strategjikë”, shtoi Meloni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re