Kreu i PL, Ilir Meta në ‘Facebook’ shkruan se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, në Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj do t’i rikthejë qytetit shpresë dhe zhvillim ekonomik.

Meta shkruan se me fitoren e Malajt në këtë bashki, njerëzit do të kthehen në vendin e tyre dhe se do të ndalet shpopullimi, pasi qyteti meriton të ardhme dhe zhvillim.

“Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre”, thekson Meta.

Postimi i plotë:

Entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Memaliajt, z. Albert Malaj.

Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre.

I impresionuar nga padurimi i qytetarëve të Memaliajt për Ndryshimin në 14 Maj  dhe mbështetja e tyre për kryebashiakun e ardhshëm, Albert Malaj.

Fitore për Albert Malaj që Memaliaj të Ndryshojë, që qyteti i njerëzve të palodhur dhe punëtorë të ketë zhvillimin dhe të ardhmen që meriton.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re