“Memeceria e çon PD-në në një vdekje të sigurt”, shkarkoi Flamur Nokën si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, edhe Albana Vokshi i del kundër Bashës: Liria dhe demokracia e brendshme janë…

1200-630-9b0680ccf551348e559c5a34d6acbd41.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Partia Demokratike e Shqipërisë duket se është përfshirë nga një krizë e brendshme pas përjashtimit të liderit historik, Sali Berishës nga Grupi Parlamentar nga kreu Lulzim Basha, pasi pak kohë pas ish-Kryeministrit, erdhi dhe një shkarkim tjetër, ai i deputetit Flamur Noka.

Ky i fundit nuk, nga sot, nuk mban më detyrën e nëkryetarit të Komisionit të Sigurisë nga PD, pasi enti politik mori masën e parë kundër Nokës dhe ka paralajmërur masën e radhës nëse ai vazhdon të shprehet kundër Bashës.

Në lidhje me çështjen ka reaguar edhe deputetja Albana Vokshi, e cila thotë se vetëm dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

Ndryshe nga sa më sipër, memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt, sipas deputetes dhe anëtares së Partisë Demokratike.

Deklarata e plotë e deputetes Albana Vokshi:

Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.

Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.

Kujtojmë që mbrëmjen e sotme, PD-ja e shkarkoi Flamur Nokën nga detyra si nëkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë dhe nga grupi parlamentar.
Arsyet që jep PD për këtë shkarkim lidhen me shpifjet që bën Noka për diskutimet në mbledhjet e grupit të PD, si edhe baltosja e Lulzim Bashës.

Në reagimin zyrtar, Partia Demokratike thotë se këto shpifje të Flamur Nokës dëmtojnë interesin e PD-së dhe shmangin vëmendjen nga beteja e opozitës me Edi Ramën.
Reagimi:

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

Ky shkarkim i Flamur Nokës vjen vetëm një ditë para se Sali Berisha të mbajë Foltoren e radhës në Kukës, vendlindja e Flamur Nokës. Dy ditë më parë, Flamur Noka u shpreh se 80% e anëtarësisë është kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar , duke shtuar se kreu i PD-së po i bën presion anëtarësisë që të mos presin në takime Berishën dhe që të mos firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë