Parlamenti aktual i Shqipërisë i ka të dyja ekstremet. Deputetët e opozitës të re, të cilët në fjalimet e tyre kanë prodhuar plot gafa e nga ana tjetër disa deputetë të shumicës që nuk kanë folur asnjëherë duke u kthyer në deputetë memecë, megjithatë ata paguhen me dieta dhe rimbursim karburanti për të vetmen meritë, ngrohjen e karrigeve ku ulen në parlament.

Instituti i Studimeve Politike në raportin e monitorimit të Kuvendit rendit disa deputetë socialist që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në parlament.

Andrea Marto me zero fjalime në parlament rezulton në listën e përfituesve të rimbursimit të karburanit në shumën 400 mijë lekë përfshi 750.000 lekë dieta për muajin prill 2020.

Një tjetër deputet socialist Anduel Xhindi jo aktiv në parlament vetëm për prezencën në seancat plenare është paguar edhe ai 400 mijë lekë përfshi 750.000 lekë dieta po për të njëjtin muaj.

E njëjta histori edhe me deputetin Ardit Konomi paguar 400 mijë lekë rimbursim karburanti. Artemis Dralo një tjetër deputete socialiste thjesht për prezencën e saj në parlament është paguar 400 mijë lekë rimbursim karburanti.

Pjesë e listëpagesave për karburant janë edhe  Elio Hysko, Ilir Ndraxhi, dhe Paulin Sterkaj krahas të gjithë kolegeve të grupit parlamentar socialist. Një ditë më parë, parlamenti i Shqipërisë i tha Top Channelit se këto pagesa janë të justifikuara me ligj.

Në një situatë të vështirë pandemie, ku shumë shqiptarë humbën vendet e punës dhe  jetuan vetëm me pagat e luftës të dhëna nga qeveria, deputetët vijuan të gëzojnë privilegjet e tyre duke marrë dieta dhe para për karburant./Top Channel

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re