Nga Ilir Shyta

Pas një sëmundjeje të rëndë, shuhet në moshën 65-vjeçare aktori Josif Koci. Ai lindi në Pogradec, në vitin 1954. Studjoi në Akademinë e Arteve të Bukura, dega dramë, vitet 1971-1975.

 

Punoi në Estradën Profesioniste të Pogradecit për tre vite me radhë, duke nisur nga 1976-ta, nën regjinë e Mario Ashikut. Ai luajti në dramat e Kujtim Spaivoglit, “Rrënjët” dhe “Babai intelektual”, si edhe te “Nora e Kelmendit”, shkruar nga Fadil Kraja.

 

Në vitin 1980 emërohet aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku interpretoi në 24 vepra dramaturgjike të vëna në skenë.

 

Josif Koci ka interpretuar në dramat e filmuara nga RTSH: “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, “Netë tragjike amerikane”, “Serfaina Topia”, “Shtëpia e lepujve”, “Sytë e plakur” si dhe në filmat artistikë shqiptarë: Dëshmorët e monumenteve”, “Rrethimi i vogël” etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re