Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria u shndërrua në një spital gjigant gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një takimi me mjekët, Berisha sulmon Ministren e Shëndetësisë duke u shprehur se ministrja, edhe letrat higjienike i blen me tendera sekret.

Sipas Berishës, Shqipëria u shndërrua në një spital gjigant gjatë pikut të përhapjes së koronavirusit. Ish-kryeministri tha se vendi ynë u bë një nga shtetet me nivelin më të lartë të vdekshmërisë.

“Këto tregojnë në një mënyrë, rrogat, organizimi, një organizim që kam bindje se në çdo vend të lirë, një sistem gjyqësor e denoncon për krime të mëdha. Organizimi i luftës kundër COVID-it ishte kriminal. COVID-i për shqiptarët dhe botën ishte i panjohur. Por dy gjëra kishim, kapacitete për të shtuar shtretër kishim. Gjithçka u bazua në një koncept njerëzor policesk. A e imagjinoni ju që për të centralizuar, për të shpallur suksesin kur ishte disfatë, armatë e tërë mjekësh familje u përjashtuan nga shërbimi i të sëmurëve.U keqpërdor shërbimi i urjgencës. Kuksianët me COVID shkonin në Prizren për t’u mjekuar, Tropojanët shkonin në Gjakovë.

Ju i ngritët të gjithë këto probleme. Shqipëria u shndërrua në spital, një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë. Ky ishte një qëndrim jo vetëm nënvlerësues për mjekësinë, por ndaj njeriut. Çdo qënrim ndaj jush, pasqyrohet tek qytetarët, tek të sëmurët. Ky qëndrim na çoi disa vite para. Nuk mbaj mend kur ne arritëm të kemi një mjek për një mijë banorë. Nuk jemi më shumë. Ishim një mjek për 600 banorë. Në vend që të zbriteshin këto shifra, në bëmë hapa pas. Kjo qeveri mbajti një qëndrim armiqësor.

Erdhi në qeveri një ekip bashkie i famshëm për vjedhje kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Një punonjëse bashkie, nab ëhet ministre. Dhe kjo ministre, dhe letrat higjienike i blen me tender sekret. Prandaj nuk rriten rrogat tuaja. Janë me dokumente të gjitha këto. Kjo ministre, porosit 50 respiratorë kur ato ishin aparate jetëshpëtimi. Erdhën 5 nga 50. Edhe sot nuk ka paguar asgjë për atë që bëri. Sepse është mik i qeverisë dhe ministres. Fol për ilaçe” – tha Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re