Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë në mbrëmje sondazhin e katërt për zgjedhjet politike të 25 prillit.

Sondazhi i katërt vjen në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë para zgjedhjeve dhe po transmetohet gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga gazetari Denis Minga.

Për herë të parë instituti Piepoli në këtë sondazh sjell efektin që ka shkaktuar krijimi I koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim. Gjithashtu për herë të parë Instituti Piepoli do të përllogarisë dhe shpërndarjen e mandateve në nivel kombëtar dhe në nivel qarqesh nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Shqiptarët mendojnë se Qeveria Edi Rama e ka menaxhuar mjaft pozitivisht pandeminë e COVID-19. Në sondazhin e bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 30% e të anketuarve mendojnë se kjo pandemi është menaxhuar mjaft pozitivisht, 19% shumë pozitiv.

Ka edhe nga ata që janë të pavendosur, të cilët nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete dhe nuk kanë anuar as pozitivisht dhe as negativisht. Bëhet fjalë për 100% të të anketuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re