Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me atë që ai e quan kontrata korruptive e menaxhimit të Terminalit të Konteinerëve në Portin e Durrësit. Spaho thekson se 30 milionë euro të tjera Rama ka vendosur t’ia japë klientëve të tij, të cilët nuk do të kryejnë asnjë investim në port.
Ish-deputeti shprehet se me këtë shumë qeveria mund të kishte paguar çekun prej 1000 euros për 30 mijë biznese që janë në vështirësi ekonomike si pasojë e krizës së krijuar prej pandemisë.
Postimi i plotë: Shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit.
Kontrata është plotësisht korruptive. Klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. Është përfitim i paldrejtë në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.
Me 30 milionë euro qeveria në largim e Edi Ramës mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi.
Pas 25 Prillit askush nuk do të gëzojë pasuritë e marra padrejtësisht apo, akoma më keq, duke fshehur prapa emrave të kompanive, qeveritarët e korruptuar.
/faxweb
