Skip to content

“Menaxhimi i ujit, si energjia”, Balluku: Operatori Kombëtar i Ujit do na çojë në një nivel tjetër

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se menaxhimi i ujit do të bëhet me  të njëjtën filozofi, që është aplikuar në sektorin e energjisë.

 

“Sektori i energjisë në 2013 ishte me humbje deri në 50%, bëhej fjalë për vjedhje dhe rrjet të amortizuar, faturave aforfe. Duke pasur shembullin energjisë elektrike dhe avancimin që ka bërë ky sektor, me ndarjen e shoqërive, ne sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanisë që duhet të aplikohet dhe në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Krijimi i Operatorit të Ujit do na çojë në një nivel tjetër”, tha ajo.