Pasuri me vlerë rreth 600 mijë euro që i atribuohen një krimineli të njohur me origjinë shqiptare janë sekuestruar nga policia e Torinos, raportojnë mediat italiane.

Shqiptari dyshohet se i përkiste një organizate kriminale që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, brenda së cilës ai kishte një rol kryesor.

Sekuestrimi vjen pas një hetimi që synon të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, që kulmoi me dhënien e masës paraprake me burg ndaj personit, të kryer në maj të këtij viti.

Në fillim të viteve 2000, shtetasi shqiptar me iniciale D. G ishte arrestuar për anëtarësim në një organizate kriminale që synonte të ndihmonte dhe inkurajonte imigracionin e paligjshëm, krim për të cilin u dënua në vitin 2002.

Në vitet në vijim ai u dënua gjithashtu për marrjen e mallrave të vjedhura dhe ndër vitet 2003 -2004, për krime që lidhen me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bashkë me të ishin dënuar edhe shqiptarë të tjerë.

Sekuestrimi, i kryer në bashki të ndryshme në provincën e Torinos dhe Veronës , kishte të bënte me një vilë të vendosur në komunën Caselle Torinese, katër makina luksoze, një kompleks të tërë kompanish që operon në sektorin e ndërtimit, cash dhe karta bankare për një shumë totale prej mbi 600 mijë euro. Në shqyrtim nga Gjykata është edhe kërkesa për aplikimin e mbikëqyrjes speciale të sigurisë publike për tre vjet me detyrim qëndrimi në komunën e vendbanimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re