Për ish-diplomatin, politikanin dhe historianin serb Milan St. Protiç, më e lehtë është këmbimi i popullatave se ai i territoreve. Këtë tezë, Protiç e shprehur në një intervistë për Blic, kur tha se “shumë më i vështirë dhe më i keq është shkëmbimi i territorit, sesa shkëmbimi i popullsisë”.

Duke e quajtur Veriun një tip “Perëndimi të egër”, Protiç tha se serbët nuk duhet të jetojnë më aty.

“Në Veri është krijuar diçka që më shumë i ngjanë Perëndimit të egër, sesa një mjedisi të civilizuar dhe ky është problemi më i madh”, tha Protiç.

Ai u shpreh kundër kalimit të Luginës në Kosovë nga i ashtuquajturi korrigjim kufijsh, duke thënë se jugu i Serbisë është shumë i rëndësishëm, sepse andej kalon autostrada dhe në qoftë se Serbia e humb Luginën e Moravës dhe Vardarit, ka humbur një arterie të rëndësishme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re