Diplomati Spartak Topollaj i ftuar në emisionin ‘Të vaksinuarit’ në ‘Fax News’ tha se agresioni rus ndaj Ukrainës udhëhiqet nga një njeri që prej kohësh vuan nga deliret, referuar Putinit si një lider me mendje të sëmurë.

Topollaj tha se pavarësisht se ai ka në dorë butonin e armëve bërthamore, për të cilat Rusia zë vendin e parë në botë, nuk beson se situata do shkojë deri në një shfarosje të 7 miliardë banorëve duke theksuar se është një shantazh nga ana e tij.

Diplomati tha ndër të tjera se presidenti amerikan Biden i është përgjigjur me mjaft finesë kërcënimeve idioteske të liderit rus.

Topollaj: 7 miliardë banorë të globit janë të tronditur nga ky agresivitet barbar nga një delirant, ekstremist ortodoks si Putin. Mendja e sëmure e tij, sepse ende nuk ka një raport mjekësor, po kërcënon gjithë globin.

130 mijë ushtarë, mijëra tanke dhe qindra avionë e raketa, i ka vënë në dispozicion për të pushtuar Ukrainën. Nga një stërvitje e madhe e bërë në territorin e tij e kaloi në agresion. Ai është diplomat i së keqes por jo se nuk është i aftë, Lavrov ka dalë jashtë loje prej shefit të tij.

Ranë poshtë të gjitha deklaratat e tij,dhe jemi para faktit se jo vetëm e sulmuan egërsisht por po e thellojnë agresivitetin dhe pse kanë pranuar të ulen e të bisedojnë. Flitet për 9 mijë të vrarë rusë e ata nuk i thonë.

Biden iu përgjigj me finesë kërcënimit idiotesk të Putin duke thënë ai nuk e di se çfarë e pret. Numri i raketave Rusia zë vendin e parë në botë, tjetër gjë është efikasiteti apo forca shpërthyese.

Putin e ka treguar dhe më parë se vuan nga delire, pra hiqet si Playboy dhe është kryetar shteti, mjeshtër i arteve marciale, kalëron, gjueti arushash e balenave e nuk e di shumë gjëra të tjera. Ky njeri duhet parë në kompleksitetin e ardhjes së tij në pushtet.
Në mos i dhimbset vetja e familjarët, atëherë e pranojmë se është i çmendur por nuk shkon deri aty.

Është shantazh, deri aty nuk do shkojë puna.

Kemi dhe historinë tonë, e pushtuan, shkëputën gjysmën e trojeve shqiptare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re