Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e shkarkuar sot nga detyra me vendim të KLGJ ishte edhe sot në oborrin e KLGJ së bashku me mbesën e mitur, për të mbështetur në distancë të bijën.

Para mediave ai shmangu komentet për shkarkimin por u mor më tepër me refuzimin e Inspektoriat të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për të folur për mediat pas vendimit.

“U ranë këmbët, keni kaq kohë duke bredhur pas këtyre mendjemëdhenjve, fodullëve. Nuk shkon hiç një sjellje e tillë.

Një të dalë dhe një të ikur, t’u japë sqarime një më një. Nuk është sjellje respekti, është ofendim për ju. Do të vijë koha që ai do të bredhë pas jush” tha ai ndërsa u largua më pas me vajzën e mitur të gjyqtares.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për magjistraten Enkelejda Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re