Sulmuesi i Milanit Ante Rebiç rrezikon një pezullim për të paktën 3 ndeshje pas incidentit me arbitrin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Napolit.

Kroati nuk i mbajti dot nervat në minutat e fundit të ndeshjes kur arbitri dha një faull në favor të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

Mediat italiane raportojnë se Rebiç i është drejtuar arbitrit të ndeshjes me fjalët: “Kam parë nënën tënde duke punuar prostitutë në Napoli”.

Arbitri e nxori me të kuq kroatin , por me shumë gjasa ai rrezikon një pezullim të paktën për 3 ndeshje, sipas mediave fqinje.

Në këtë mënyrë punët ndërlikohen më tej për Milanin, i cili ka mbetur 9 pikë pas Interit të vendit të parë në luftën për titull.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re