Një 42-vjeçare në Spanjë thotë që ndjen simptomat e koronavirusit që prej muajit Mars, kur nisën edhe rastet e para me Covid në të gjithë Europën. Rosalia shprehet se simptomat e Covidit nuk i kanë ndalur për asnjë çast që nga dita e parë, dhe kjo duket të jetë një nga rastet më të rralla ndër pacientët e prekur.

Prania e gjatë e Covid në trupin e saj detyron burrin dhe djalin 12-vjeçar të kujdesen për të. Në një bisedë me agjencinë EFE, ajo pranon se ndihet “si një person 70-vjeçar”. Ajo duhet të marrë ilaçe çdo ditë, deri në “16 pilula”, nuk mund të punojë, vuan nga pagjumësia dhe ka vështirësi qoftë edhe në kryerjen e punëve të thjeshta të shtëpisë.

Sidoqoftë, pavarësisht këtyre shenjave të stërzgjatura të sëmundjes, Rosalie ka ende shpresë që mjekër mund të gjejnë një trajtim, që ta bëjë atë “të dalë nga vrima” në të cilën e ka futur virusi.

Në fazat e hershme të pandemisë, thotë Rosalía, nuk u krye asnjë e katërta e testeve që janë bërë tani. Ashpërsia e simptomave, me dhimbje të fytit dhe muskujve, ethe dhe një ndjesi mbytjeje e bënë atë të mendonte se nuk do të mbijetonte. “Djali im do të vijë në dhomën e ndenjes dhe ai do të më gjejë të vdekur,” mendonte Rosalía.

Ajo tregon se mjekët fillimisht nuk ia kanë bërë testin, pasi thoshin se shenjat e saj mund të ishin prej ankthit, dhe ajo u testua vetëm kur edhe bashkëshorti i saj, një punonjës i gardës doli pozitiv me Covid.

Ditët kaluan, dhe simptomat e saj vijonin të ishin të pranishme duke përfshirë: pagjumësinë, të përzierat, diarreja, marrja mendsh dhe rënia e flokëve.

“Isha shumë keq për katër ditë, e shtrirë, e paaftë për të lëvizur”, kujton ajo për ditët e para të sëmundjes. “Çdo ditë vë re një simptomë, për 230 ditë mund të them se nuk kam pasur një të mirë”.

Para se virusi ta sulmonte, Rosalía ishte një grua aktive, ajo praktikonte sporte çdo ditë dhe tani thotë se nuk është në gjendje që të ecë qoftë edhe 1 km, nuk mund të lëvizë dhe të lexojë gjatë, ndërkohë që shprehet se ka raste që ka dhe probleme me kujtesën.

Pas më shumë se gjysmë viti me simptoma, ai e konsideron “të padrejtë” që ka njerëz që ende nuk e marrin seriozisht sëmundjen. “Unë jam e zemëruar që ka njerëz që nuk janë përgjegjës. Ju mund të infektoni dikë”.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re