Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar takime me të rinj në Lushnjë, duke theksuar se shumica prej tyre duan të largohen nga vendi për shkak të problemeve të mëdha.

“Qytetin e Kongresit e ka kapluar zymtësia”, thekson ai, duke shtuar se Partia Demokratike do t’i kthejë shpresën këtij qyteti.

Reagimi i plotë:

Në Lushnjë, një energji si kurrë më parë, në takimin me të rinjtë demokratë të FRPD. Kam shumë miq në këtë qytet që e motivojnë dyfish ardhjen time këtu. Lushnja nuk ndryshon shumë nga qytetet e tjera të vendit. Një mori problemesh që nuk kanë të sosur. Të rinjtë nuk shohin perspektivë. Duan të largohen. Dikur ideja e ardhjes në Tiranë i joshte. Tani mendojnë si të ikin një orë e më parë nga Shqipëria.

Qytetin e Kongresit e ka kapluar zymtësia. Sa investime janë bërë në Lushnjë për 100-vjetorin e Kongresit? Pesë me hiç!

T’u japim kurajo të rinjve. T’u japim prioritet, punë e arsim. Do të kthehemi sërish në Lushnjë. Do të kthehemi për të bërë ndryshimin që duam të shohim. Nuk ka zgjidhje tjetër. Të mposhtim depresionin kombëtar.

Në 25 Prill do fitojmë për të qëndruar në vendin tonë, në vatrat tona, pranë prindërve tanë! Forca

loading...