Kryetari i PD, Lulzim Basha ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale në Rrogozhinë, ku ka prezantuar si kandidat për kreun e bashkisë Ferdinand Saraçin.

Ndër të tjera, Basha foli edhe për çështjen e Inceneratorëve dhe hetimet që po kryhen në Komisionin e ngritur dhe në SPAK. Ai tha se dalëngadalë po zbardhej ajo që PD e kishte paralajmëruar dhe gjithashtu sulmoi kryeministrin Rama duke thënë se këto lëvizje nuk është e mundur të kryheshin pas shpinës së tij.

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Si kryetar i PD ndihem fatlum që kemi një kandidat arsimtar këtu në Rrogozhinë. Të rinjtë e këtij vendi e kanë pasur të vështirë dhe të pamundur që të punësohen në poste me dinjitet dhe më pas detyrohen të ikin. E shihni Komisionin e Inceneratorëve? Sesi qajnë 50 apo 60 vjeçare kur i pyesin dhe tregojnë sesi janë detyruar të firmosin për vjedhjen e 430 milionë eurove. Me vetëdije apo pa vetëdije kanë firmosur që t’u hiqet buka e gojës vogëlushve shqiptarë, t’u hiqen pensionet të moshuarve, t’u hiqen subvencionet fermerëve shqiptarë. Komisioni i inceneratorëve provoi atë që kemi 6 vite që e denoncojmë, se kauza jonë është e vërtetë dhe po vërtetohet çdo ditë se kjo fabrikë nuk djeg plehra por djeg para.

Në 30 vite tranzicion nuk ka patur skandale të këtyre përmasave. Kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi të tillë. Na kanë sulmuar gjatë 6 viteve se thonim të vërtetën.
Mendoni sju se guxojnë këta persona të “ngjyejnë” gishtin prapa shpinës së Edi Ramës? Atë kohë që kemi do e përdorim me efiçencë maksimale. Ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK janë prova më e mirë që hedh përtokë shpifjet që kanë drejtuar ndaj nesh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re