Gazetari Bledian Koka, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” nga Aulon Kalaja në Fax News, ku ka folur mbi dëshminë e kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për inceneratorët.

Koka tha se ditën e djeshme, Rama nuk u përgjigj ndaj asnjërës prej pyetjeve konkrete që iu drejtuan, duke u justifikuar se nuk i mbante mend firmat e hedhura nëpër shkresa zyrtare dhe se nuk merrej me procedura.

Bledian Koka: Në fund të fundit në komision dolën disa çështje. Në Komision dalin gjithmonë 2 raporte dhe i pari është ai i qeverisë. Dhe dje nuk patëm asnjë lloj pyetje të bërë nga ana e deputetëve të opozitës ndaj kryeministrit. Kishin ardhur vetëm për të mbrojtur kryeministin. Dëshmia e kryeministrit nuk është asgjë më tepër se gjithë narrativa e qeverisë që nuk mbaj mend. I kam firmosur në ajër domethënë.

Mjafton një pyetje që i bëri Këlliçi që i tha pse ke firmosur për diçka, edhe i tha nuk e di se unë nuk merrem me procedura. Pra e gjithë preambula ishte që nuk mbaj mend gjë. Prandaj them që ai shkoi aty për të bërë show si në komisionin me të ndjerin Olldashi ku shkoi me megafon. E dija mirë se çfarë do prodhonte komisioni. Elementi që doli është se u pranua se Erion Veliaj ka firmosur vetë në vend të Këshillit Bashkiak. Por kjo nuk do merret parasysh në raportin e dhënë nga ana e opozitës.

Më tej Koka tha se nuk kishte besim se SPAK do të dilte mbi rezultatet e raportit që do të nxcirrte qeveria pas përfundimit të komisionit hetimor.

“Mendoni se trimat e SPAK-ut do dalin mbi vullnetin e mazhorancës, kur janë zgjedhur edhe me votat e tyre? Unë kam frikë se do certefikohen ligjërisht këto 430 milionë euro. Dashtë zoti që Lefter Koka t’i vërë gishtin kokës dhe të tregojë shokët.”

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re