Një recetë perfekte për vaktin e mëngjesit, për të gjithë familjen tuaj.






E shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme! Kujdes me sasinë e gjalpit sepse sic e dini gjalpi përmban shumë kalori.






Përbërësit:
4 vezë
1 qepë e kuqe
djathë kaçkavall
2 speca
1 domate të madhe
kripë, piper
pak qumësht
gjalpë






Përgatitja:
Presim specat, qepët dhe domatet; domatet në feta, specat dhe qepët i presim në shirita të hollë.
Rrahim dy vezët veç e veç. I shtojmë pak qumësht secilës dhe kripë me piper.
Në tigan, hedhim së pari pak gjalpë e më pas vezët e rrahura.






Sapo të piqen nga njëra anë, i kthejmë dhe hedhim të gjitha perimet.
I lëmë për pak minuta të gjitha bashkë në tigan dhe e palosim vezën si në fotografi.
/shkollaeshendetit.com