Përbërësit:

 1-2 speca të mëdhenj
 2 kokrra vezë
 3 lugë gjelle vaj ulliri
 Kripë
 Piper
Kopër
Përgatitja:

Hedhim në tigan pak vaj (ose gjalpë).
Presim specat në rrathë të mëdhenj me trashësi 1 cm.
Vendosim në tigan copat e specit dhe në hapësirat e tyre bosh thyejmë nga një kokërr vezë.
I hedhim kripë dhe i servirim në pjatancë duke i shoqëruar me domate, djathë dhe pak kopër.

Posti i mëparshëm
Gjyshet kanë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e një fëmije.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re