Disa persona u plagosën në një sulm me dron në objektet industriale në republikën ruse të Tatarstanit, më shumë se 1,100 km nga kufiri me Ukrainën, thanë autoritetet lokale të martën, më 1 prill.

“Këtë mëngjes, ndërmarrjet industriale në qytetet Yelabuga dhe Nizhnekamsk u sulmuan nga dronët. Nuk pati dëme serioze, procesi teknologjik i ndërmarrjeve nuk u ndërpre”, tha udhëheqësi i Tatarstanit Rustam Minikhanov në një postim në kanalin e tij Telegram.

Dy dronë sulmuan një konvikt në zonën e Zonës së Posaçme Ekonomike, njoftoi zona në Telegram, duke shtuar se dy persona janë lënduar.

Agjencia e lajmeve TASS njoftoi, duke cituar shërbimet e urgjencës, se shtatë persona u plagosën.

Dy adoleshentë raportohet se ishin mes të plagosurve dhe autoritetet lokale më vonë njoftuan se tre persona u shtruan në spital.

Nexta raporton se dronët sulmuan fillimisht kompanitë në Yelabuga dhe Nizhnekamsk në Tatarstan, që ndodhen 1200 kilometra nga kufiri ukrainas.

Nexta raporton gjithashtu se dronët kamikaze Shahed prodhohen në Jelabuga, një qytet me 70,000 banorë dhe ka një kompleks të madh petrokimik në Nizhnekamsk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re