Mëngjesi është vakti më rëndësishëm i ditës.

Nëse do të hani përditë mëngjes, jo vetëm që do të ndjeheni më mirë por dhe do të jeni të gatshëm të përballoni një ditë të gjatë dhe të lodhshme.

Zakonisht njerëzit që konsumojnë mëngjes kanë përqëndrm më të madh, janë kreativë dhe energjikë. Sipas studimeve, personat që për mëngjes pijnë një çaj apo vetëm një kafe janë më të lodhur, më pak energjikë dhe të zbehtë.

Mëngjesi ju ndihmon gjithashtu dhe për të kontrolluar peshën tuaj. Nëse dëshironi që të keni një trup të mirë, mos konsumoni ushqimet e gabuara për mëngjes si sanduiç, byrek, kek, por produkte që përmbajnë proteina si djathi, qumështi, veza – të cilat ju ndihmojnë të mos ndjeheni të uritur për një kohë të gjatë.

Ushqime të tjera që mund të konsumoni për mëngjes janë frutat dhe drithërat, të cilat mund t’i kombinoni me qumësht ose kos.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re