B. A., 13 vjeç dhe H. A. 17 vjeç nga komuna e Deçanit në Kosovë, humbën jetën në një aksident të rëndë hekurudhor që ndodhi herët këtë mëngjes në Bavari në periferi të Landshut.

Sipas mediave gjermane, dy vëllezërit u shuan tragjikisht rreth orës 7.15 të mëngjesit, kur ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të arrinin në stacionin e trenit.

Tragjedia ndodhi para syve të vëllait të tyre më të vogël A. A., i cili mbijetoi vetëm sepse eci më ngadalë se vëllezërit e tij më të mëdhenj. Fëmija u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një gjendje të rëndë mendore.

Sipas informacioneve jozyrtare, nëna i solli djemtë në stacion në mëngjesin fatal për të kapur trenin për të shkuar në shkollë. Sapo ajo ktheu makinën, djemtë devijuan rrugën mbi shina për të shkuar më shpejt në stacion. Ata nuk e panë trenin që vinte nga ana e kundërt.

Kishte më shumë se 100 njerëz prezent në vendngjarje, por nuk kishte shpëtim për djemtë.

Trafiku hekurudhor në këtë pjesë të rrugës u pezulluar për orë të tëra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re