Mikrobiologe
Meningjiti mund të jetë fatal nëse trajtimi me antibiotikë nuk administrohet shpejt. Fajtoret kryesore janë tre lloje bakteresh: meningokoku (Neisseria meningitidis), pneumokoku (Streptococcus pneumoniae) dhe Haemophilus influenca.
Ato gjithashtu mund të çojnë në septicemi.
Meningjiti meningokokal është një sëmundje e rrallë por serioze. Parandalimi nëpërmjet vaksinimit është thelbësor në luftën kundër meningjitit.
Është e rëndësishme që prindërit të jenë të vetëdijshëm dhe te informuar për vaksinat e disponueshme!
Llojet e vaksinave kundër meningokokut në Belgjikë, psh.
Tek fëmijët e vegjël, ekzistojnë tre lloje vaksinash kundër meningjitit meningokokal:
Vaksinat e kombinuara të meningokokut ACWY:
Kjo lloj vaksine ofron mbrojtje të gjerë duke mbrojtur njëkohësisht kundër katër llojeve të ndryshme të meningokokut, përkatësisht A, C, W dhe Y.
Vaksinat për meningokokun B: Projektuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje kundër meningokokut të tipit B.
Vaksina e meningokokut C: Ofron mbrojtje specifike kundër meningjitit të shkaktuar nga meningokoku i tipit C.