Kjo lidhje e menjëhershme emocionale mes një vajze të posalindur dhe
nënës së saj tronditi edhe stafin mjekësor që ndihmoi në lindjen e
foshnjes. Për fat të mirë gjithçka është filmuar, duke i lejuar të
gjithë ta shohin këtë moment të veçantë.
Në spitalin Santa Monica në Brazil, Agata Ribeiro Coelho u njoh me
mamanë e saj pasi u bë pjesë e kësaj bote. Ajo menjëherë u ngjit në
fytyrën e saj dhe nuk pranoi të lirohet, duke gjetur ngushëllim në
praninë e nënës së saj. ”Ishte moment i pabesueshëm kur vajza ime më
përqafoi për herë të parë” tregon e ëma Brenda.
“Ekipi mjekësor ishte i mrekullueshëm dhe të gjithë u habitën vërtetë që ajo veproi në këtë mënyrë, ata nuk mund të besonin se sa e dashur ishte me mua,” shton ajo. Shiko pamjet me poshte.
