Menopauza është ndalimi përfundimtar i ciklit menstrual dhe bashkë me të edhe i fertilitetit. Mosha e vendosjes së menopauzës varion nga 40 në 55, me një mesatare 50 vjeç. Menopauza është poroces biologjike natyral. Pavaresisht ndalimit të ciklit, gruaja mbetet e shëndetëshme, vitale dhe seksualisht aktive. Por shpesh kjo mund të shoqërohet me ndryshime psiko-emocionale të cilat përkeqësojnë gjumin e gruas, japin valë nxehtësie, ulin energjitë, ankth apo ndjenjë mërzitjeje.

Një nga simptomat e para e më të hershme të menopauzës lidhet me afshet e nxehta. Menopauza nuk duhet parë si një problem shëndetësor, por një periudhë në të cilën çdo grua kalon.

Periudha para menopuazës mund të zgjasë me vite dhe mënyra e përjetimit të simptomave ndryshon nga një grua në tjetrën. Po çfarë ndodh me organizmin gjatë kësaj kohe? Për çfarë përgatitet trupi i gruas?
Çuditërisht, shkaku specifik i afsheve të nxehta e shumë shenjave të tjera mbetet ende mister.

Estrogjeni ndërvepron me trurin dhe sistemin qendror nervor, të cilat kontrollojnë temperaturën e trupit. Dhe kur nivelet e hormoneve fillojnë të luhaten, ashtu siç bëjnë gjatë menopauzës , ose edhe gjatë periudhave të stresuara, kjo shkakton rritje të temperaturës mbi 36 gradë. Truri e perception këtë nxehtësi e kështu hap enët e gjakut në gjoks, qafë dhe fytyrën tuaj duke bërë që dhe rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të rriten gjithashtu.

Megjithëse nëse fill pas afshave gratë djersijnë, kjo tregon se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është mëse normale që rritja e temperaturës të shoqërohet me djersitje të tepërt. Temperatura e lëkurës mund të rritet disa gradë, por temperatura e trupit zakonisht nuk ndryshon shumë.

Muaj apo vite para vendosjes së menoapuzes gruaja kalon në perimenopauzë të shprehur klinikisht me:

  • Cikle menstrual të çrregullt (shpeshtim apo rrallim të ardhjes së ciklit, ndryshim në sasinë e gjakut menstrual)
    • Tharje Vaginale, skuqje,
    • Valë nxehtësie (që prekin gjysmën e sipërme të trupit disa herë gjatë ditës apo dhe natës)
    • Djerse gjatë natës
    • Ndryshime të sjelljes: nervozizëm, shpërthime në qarje të menjëhershme, mërzi, plogështi,
    • Shtim në peshë dhe ngadalësim të metabolizmit./WebMD

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re