Menuja nga Titanic u shit në ankand për 80,000 paund. Fillimisht kishte inicialet e praruara të kompanisë pronare OSNC pranë shkronjave “RMS Titanic”.

Menuja ka përmasa 15,8 me 10,8 centimetra dhe ka një kornizë të kuqe të stampuar.

“Ajo ka shenja të rënies në ujë, pasi është fshirë pjesërisht dhe pjesa e pasme e menusë gjithashtu tregon qartë prova të mëtejshme për këtë,” tha drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge, duke shtuar se kjo tregonte se menuja ishte ekspozuar ndaj ujërave të akullta të Atlantikut të Veriut.

Darka, e cila përmbante goca deti, viçi, qengji dhe rosë, u shërbye më 11 prill 1912, pasi anija u nis nga Queenstown, Irlandë për në New York në udhëtimin e saj të parë fatal.

Më shumë se 1500 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit vdiqën kur Titanic goditi një ajsberg në mbrëmjen e 14 prillit 1912 dhe u fundos të nesërmen. Pra, menuja në fjalë u përdor vetëm për disa orë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re