Skip to content

“Mënyra e arrestimit nuk më pëlqeu”- Dash Shehi për prangosjen e presidentit të PL: Një personazh si Meta nuk është ndriçimi i moralit politik

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se nuk i ka pëlqyer mënyra sesi është arrestuar presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Sipas tij skenat mund të ishin evituar.

Në studion e emisionit Open në News24, Shehi tha se po ashtu nuk i pëlqen ankimi që bëhet se u ndalua për t’u sulmuar politikisht.

Ndër të tjera shtoi se sipas tij, Meta nuk është ndriçimi i moralit politik.

“Mënyra e arrestimit sigurisht që nuk më pëlqen, ngaqë mban ca ofiqe përtej personit. Mund të ishte një polici profesionale, që e eviton këtë skenë. Edhe unë besoj se është e tepërt, mund t’ia kishin evituar shtetit shqiptar këtë skenë.

Ankimi permanent i shumë njerëzve që na sulmojnë politikisht nuk më pëlqen. Këta janë njerëz që kanë të gjitha mundësi për t’u mbrojtur, që qytetarët nuk i kanë qytetarët e thjeshtë. Kanë avokatë të mirë, mediat i kanë përqark. Nuk besoj që kjo jo e morën për politike, jo se morën për politikë.

Një personazh si Meta nuk është ndriçimi i moralit politik, të flasim sinqerisht. Mos bëjmë sikur nuk i dimë gjërat. Në 2011 u vranë 4 vetë për Ilir Metën, për atë videon që ia bëri kolegu i vet ministër. Ai ka mundësi të mbrohet, të ruajë dinjitetin e vet, por s’mund të themi tani që çdokush që arrestohet po bëhet politikisht”, tha Shehi.

“”