Në mesin e shumë veprave të tij të mahnitshme, me veprën “Plaku dhe Deti” ai kishte arritur ta fitonte çmimin Pulitzer në vitin 1953. Në vitin 1954 kishte fituar çmimin Nobel. Revolucionari i letërsisë, i shijeve estetike dhe atyre elitare , ka lënë pas një pasuri të vërtetë me veprat e tij.

Emri i tij është Ernest Heminguej, dhe këto janë thëniet më të spikatura të tij:

Kurajoja është lavdi nën presion

E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet nga ajo që do të bëni sot.

Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët: Ngjarjet e tyre janë më të vërteta, sesa nëse do të kishin ndodhur realisht.

Nuk është aspak fisnike të jesh superior ndaj shokut tënd. Fisnikëri e vërtetë është të qënit superior ndaj ish-vetes tënde.

Vetëm ata që janë përgatitur për të shkuar shumë larg, mund ta kuptojnë më mirë se sa larg mund të shkojnë.

Mjaft ndoqe nga pas personin e gabuar. Personi i duhur nuk ka për të ikur kurrë nga ty.

Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse mund ta besoni dikë, është duke i besuar atij/asaj

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re